Ditëlindja e pronarit/ Sot -10 centë për çdo litër të naftës në Komoran

Pompa e derivateve të naftës në Komoran, “BesOil”, ka zbritur për 10 centë çmimin e litrit të naftës dhe benzinës për ditën e sotme.

Arsyeja e kësaj zbritje është ditëlindja e pronarit të kësaj pike, Besim Bujupit. Njoftimi është dhënë në faqen e kësaj pompe në Facebook e që e ka shpërndarë edhe shefi.

“Festoni me ne. -10 cent, ditëlindja e pronarit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se cilësia e derivateve të naftës në këtë pikë, është e lartë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë