Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje!

Mryetari i Skenderajt, Bekim Nashari ka thënë se sot, në ditëlindjen e heroit tonë, Fehmi Lladrovci, mikut të familjes sonë, luftëtarit të Lirisë, Komandantit të Brigadës 114, kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e tij, luftën çlirimtare të Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Fehmi Lladrovcin kam pasur fatin ta njoh në Gjermani, si një njëri i pendës dhe pushkës, një burrë i vendosur dhe i betuar për t’i dalë zot vatanit.

Ai u kthye në Kosovë pa u përshendetur me shokët në Gjermani dhe pas luftës heroike që bëri bashkë me Xhevën ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë.

Urime ditëlindjen Komandant!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë