Shala: Kurti ndërhyri në AKP 15 minuta para se të merrej vendimi për kthimin e 1500 hektarëve në pronësi të shtetit

Para miratimit të rendit të ditës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që në rend të ditës të futet edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe rekomandimi për shkarkimin e këtij bordi dhe raporti për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Deputeti i PDK-së dhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, tha se këto propozime ende nuk janë procesuar në Kuvend.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, për ditën kur i shkruajti email AKP-së, sipas tij, 15 minuta para se kjo ndërmarrje të merrte vendim për kthimin e 1500 hektarëve në pronësi të shtetit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë