Vdes nëna e dëshmorit, Valdet Sopi nga Llapushniku

Nën lutjet e shumë bashkëqytetarëve, luftëtarëve të lirisë, e të pranishmeve, sot i është dhënë lamtumira e fundit nënës së dëshmorit Valdet Sopit, Kada Zogu Sopi, një heroin e cila nuk u dorëzua asnjëherë duke u shndërruar në pishtarë jo vetëm të familjes por edhe të atdheut.

Petrit Gashi, asamblist në KK Drenas ka thënë se si shumë nëna shqiptare, edhe Nëna Kadë ishte një njeri e cila e deshti vendin aq shumë dhe i frymëzoj familjen e saj aq shumë në shërbim të atdheut.

“Nënat tona qëndrestare, e në veçanti nëna të tilla dëshmorësh janë dhe mbesin një model i mirë i kontributit të gruas në shërbim të vendit dhe i frymëzimit të familjes. Sot pikërisht më 26 Maj, në ditën e lindjes së Valdet Sopit ajo in bashkohet djalit të tij dëshmorë për të mbetur edhe vet e pavdekshme deri në përjetësi”, ka thënë Gashi.

“Sot, Kada Sopi u nda prej nesh vetëm fizikisht, ndërkohë në mendjet dhe zemrat tona do të jetoj përjetësisht kujtimi për të. Sot shumë çlirimtar të lirisë ishin me lot në sy, sepse kujtimet për këtë nënë të madhe ishin emocionuese dhe të pavdekshme”, ka thënë asamblisti.

Ngushëllime familjes, farefisit dhe gjithë atyre që e kanë njohur
I përjetshëm kujtimi për Kada Sopin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë