Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa në Drenas, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit Labinot Halilaj, me datën 24.05.2021 duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.

Mbledhja do të ketë:

Rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 21.04.2021.
2. Raporti i përditësuar epidemiologjik i Komunës së Drenasit lidhur me pandeminë Covid-19, Mars 2020- Maj 2021 si dhe procesi i deritanishëm i imunizimit (vaksinimit).
3. Propozim vendim për caktimin e anëtarëve të komisionit për monitorimin e Kodit të Etikës.
4. Propozim-diskutim i raporteve të punës së kompanisë KRM “Pastrimi” dhe KRU “Prishtina” në Drenas.
5. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë