Familja Bucolli organizon tubim të madh për kandidatët e PDK-së, Fadil Demaku: Jemi të bashkuar dhe të mobilizuar për fitore
Një organizim i madh i familjes Bucolli ka mbledhur mbrëmë dhjetëra qytetarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, në mbështetje të kandidatëve për deputetë para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fadil Demaku (19), ka vlerësuar lart organizimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, duke e cilësuar atë si dëshmi të mbështetjes së fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Takimi i mbrëmshëm, i organizuar nga familja Bucolli, dëshmoi qartë përkushtimin dhe energjinë që po e shoqëron rrugëtimin tonë drejt fitores. Prania e shumë qytetarëve ishte një mesazh i fortë se PDK-ja është e bashkuar, e organizuar dhe plotësisht e mobilizuar për sfidat që na presin”, ka deklaruar Demaku.
Sipas tij, mbështetja e vazhdueshme e qytetarëve po i jep forcë dhe besim PDK-së në prag të zgjedhjeve parlamentare.
#PDK125
#BedriHamza1
#FadilDemaku19


