Bekim Haxhiu: Mikushnica dhe Luboveci gati për fitoren e PDK-së më 7 qershor
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi (109), ka deklaruar se Mikushnica dhe Luboveci janë mobilizuar për t’iu bashkuar fitores së PDK-së në zgjedhjet e së dielës, më 7 qershor.
Sipas Haxhiut, si shumë fshatra të Skënderajt, edhe vota e Mikushnicës dhe Lubovecit ka peshë të veçantë në rezultatin e zgjedhjeve dhe në rrugën drejt ndryshimit.
Ai theksoi se qytetarët janë të gatshëm t’ia besojnë Bedri Hamzës postin e kryeministrit, me synimin që Kosova të rikthehet në zhvillim dhe stabilitet.
“Bashkëqytetarët tanë janë gati t’ia besojnë Bedri Hamzës postin e kryeministrit që ta kthejmë vendin në binarët e duhur. STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”, ka shkruar Haxhiu.
#VotoPDK125 #BedriHamzaKryeministër1 #ProfBekimHaxhiuKamishi109









