Pensionohet polici i respektuar Alush Krasniqi nga Drenasi

Pensionohet pjesëtari i Policisë së Kosovës, Alush Krasniqi nga Negroci i Drenasit, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të rendit dhe sigurisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë gjithë shërbimit të tij, ai u dallua për përkushtim, profesionalizëm dhe respektim të rregullave e disiplinës institucionale.

Për shumë vite ka qenë i angazhuar në Presidencë, ndërsa ka shërbyer edhe në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë.

I njohur me respekt si “Baci Lush” nga kolegët dhe bashkëvendësit, ai largohet nga detyra me dinjitet dhe krenari.

Kontributi i tij në Policinë e Kosovës mbetet i çmuar dhe shembull për gjeneratat e reja./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë