Tringa Bujupi falënderon qytetarët e Lipjanit për mbështetjen dhe mikpritjen
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Tringa Bujupi (88), ka falënderuar qytetarët e Lipjanit për pritjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë takimit me ta.
Bujupi u shpreh mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë, respektin dhe përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se ishte kënaqësi e veçantë të qëndronte mes tyre dhe të bashkëbisedonte për vizionin e PDK-së për Kosovën.
“Faleminderit qytetarëve të Lipjanit për mikpritjen e ngrohtë, respektin dhe përkrahjen tuaj. Ishte kënaqësi e veçantë të jem mes jush!”, ka shkruar ajo.
Tringa Bujupi po vazhdon aktivitetet elektorale në kuadër të fushatës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
#PDK125 #BedriHamza1 #TringaBujupi88 #StopKrizes





