Përkujtohen dëshmorët Musli e Driton Demaku

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së, Musli e Driton Demaku, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me drejtor të drejtorive komunale, kanë bërë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve ne Abri dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Nënkryetari Shala, tha se lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët, martirët e gjithë të rënët, janë dëshmia më e freskët e këtij vendi për sakrificën e bërë kundër okupatorit shekullor të Serbisë.

Më 17 Maj të vitit 1999, ranë dëshmorë Musliu së bashku me djalin e tij Dritonin, më shumë së një muaj nga rënia e djalit, përkatësisht vëllait, Bedri Demaku.

Lavdi gjithë dëshmorëve!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë