Bekim Jashari nderon me homazhe dëshmorin, Kujtim Ahmeti dhe martirin Naim Gashi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me deputetin, Bekim Haxhiu, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bënë homazhe për dëshmorin, Kujtim Ahmeti dhe martirin Naim Gashi nga Tërnavci, në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Para familjarëve e të pranishmëve të tjerë, duke vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve e martirëve të Lirisë, Jashari bëri thirrje për unitet në kauzën tonë të përbashkët për zhvillimin e shtetit dhe krijimin e perspektivës për rininë tonë.

Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë