Bëhën homazhe tek varrezat në Aqarevë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bënë homazhe tek varrezat në Aqarevë, për dëshmorët, Xhafer Avdullahu e Zenë Veseli si dhe martirët, Sahit Idrizi e Zymer Shaqiri, në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast pas homazhe e nderimeve që bënë, Jashari deklaroi se dëshmorët dhe martirët tonë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë.

“Andaj sot e kemi obligim që bashkërisht të punojmë në jetësimin e amanetit të të parëve tonë”, tha Jashari.

Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë