Gjendet e vdekur një grua në Malishevë

Një grua është gjetur pa shenja jete dje në Bellanicë të Malishevës, njofton policia.

Sipas policisë, për rastin në fjalë ishte njoftuar ekipi mjekësor, por kur kanë arritur në vendin e ngjarjes është konstatuar se e njëjta nuk ka më shenja jete.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Fsh. Bellanicë, Malishevë 15.05.2021 – 13:00. Nga ekipi mjekësor është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë