A e keni ditur që zëdhënësi i KQZ-së është nga Drenasi?

Gjatë çdo palë zgjedhje, nacionale e lokale, e shohim duke u prononcuar para mediave. Ekranet televizive e mediat e shkruara pushtohen nga deklaratat e tij rreth procesit zgjedhor, transmeton “DrenicaOnline”.

Por a e keni ditur që Valmir Elezi, është nga Drenasi? Ai që disa vite është angazhuar si zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me gazetarët.

Elezi më parë ka qenë gazetar dhe për disa vite ka punuar si korrespodent i Top Channel nga Prishtina, si media më serioze në trojet shqiptare.

Elezi ka lindur dhe jeton në qendër të Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë