Feronikeli sot i shkon Prishtinës

Sot në kuadër të xhiros së 34’të të Superligës së Kosovës do të zhvillohen pesë takime në kohë të njëjtë.

Ndeshja e ditës që fillon nga ora 15:00 do të jetë ajo ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, ku të dyja skuadrat luftojnë për vendin e parë në tabelë, shkruan IndeksOnline

Drita aktualisht ka 69 pikë dhe ndodhet në  vendin e dytë ndjekur nga Ballkani që ka 67 sosh.

Ndeshje tjetër interesante do të jet1% ajo ndërmjet Arbërisë dhe Drenicës, ku klubi i trajnerit Morina lufton për të mbijetuar në  Superligë, me një fitore eventuale sot, klubi nga Dobraja e Madhe rrit gjasat për qëndrim në elitën e futbollit kosovar.

Gjithashtu, ndeshje që kërkon vëmendje është edhe ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit, ku kryeqytetasit do të mundohen t’i marrin tre pikë dhe të jenë vetëm një hap larg trofeut.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të këtyre pesë ndeshjeve:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë