Nipi i Adem Jasharit në prova te Leipzigu

Futbollisti Igball Jashari shumë shpejtë mund të vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.

Nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, ka marrë ofertë nga skuadra gjermane Leipzig.

Menaxheri i tij, Fazli Jashari thotë se këtë muaj planifikojnë të udhëtojnë në Gjermani.

“Me 14 maj pritet që ta dërgojmë Igballin në prova te Leipzigu. Shpresojmë që Gjermania të lehtësojë masat anti-covid që të mos kemi probleme me udhëtimin” deklaroi Jashari për Indeksonline.

Igballi është 16 vjeçar dhe luan si mesfushor.

Muajin e kaluar ai u ftua te kombëtarja U17 e Kosovës për miqësoret me Bullgarinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë