Me propozim të Kryetarit Jashari, merret vendim në Kuvend që të përkrahen bizneset dhe OJQ-të lokale
Me propozim të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, është miratuar propozim vendimi për përkrahjen e bizneseve dhe OJQ-ve të cilat operojnë brenda komunës.
Në bazë të këtij vendimi, bizneset në Komunën e Skenderajt, lirohen nga taksa në biznes si dhe lirohen nga qiraja e hapësirave publike (tarasave).
Po ashtu në këtë vendim përfshihet edhe ndihma për OJQ-të lokale, duke i ndihmuar ato në sigurimin e objekteve ku ato do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
Më poshtë ju paraqesim pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal;
1. Miratimi i rendit të ditës,
2. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhjet e kaluara,
3. Propozim-vendim për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial Marinë 2021-2029”, nr.02-313/01-0018844/21, dt.14.04.2021, (Raportoi Kryetari i Komunës z.Bekim Jashari),
4. Propozim-vendim për plotësim-ndryshim të vendimit nr.01-313/01-0003260/21, dt. 21.01.2021, për themelimin dhe destinimin e lokacionit për ndërtimin e Inkubatorit të biznesit, me nr.02-313/01-0018820/21, dt.14.04.2021, (Raportoi Kryetari i Komunës z.Bekim Jashari),
5. Propozim-vendim për plotësim-ndryshim të vendimit nr.01-463/01-0003268/21, dt.21.01.2021, për destinimin e pronave publike komunale për ndërtimin e fushave dhe sallave sportive, me nr.02-463/01-0018824/21, dt.14.04.2021, (Raportoi Kryetari i Komunës z.Bekim Jashari),
6. Raporti financiar i realizimit të buxhetit komunal janar-mars 2021, nr.04-052/01-0019202/21, dt.19.04.2021, (Raportoi DBF-së, z.Kastriot Gashi),
7. Raporti i komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzime afatgjatë deri (99) vite pronën e paluajtshme të komunës me sipërfaqe prej 1000m2, me numër të ngastre 588-6, personit juridik “ORDINANCA ARIZONA” me përfaqësues (Rizah Mala), nr.01-463/01-0019692/21, dt.21.04.2021, (Raportoi kryetari i komisionit vlerësues z.Azem Gashi),
8. Propozim-vendim përfundimtar për dhënien në shfrytëzime afatgjatë deri (99) vite pronën e paluajtshme të komunës me sipërfaqe prej 1000m2, me numër të ngastre 588-6, personit juridik “ORDINANCA ARIZONA” me përfaqësues (Rizah Mala), nr.01-463/01-0019693/21, dt.21.04.2021, (Raportoi kryetari i komisionit vlerësuese z.Azem Gashi),
9. Propozim-vendim për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, me nr.01-110/01-0018425/21, dt.12.04.2021, (Raportoi kryetari i komisionit për akte normative z.Ramiz Shala),
10. Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, më pronën e paluajtshme të person fizik (Muharrem Ramadani), nr.05-463/01-0019718/21, dt.22.04.2021, (Raportoi DGJKP-së z. Ramiz Shala),
11. Informatë mbi pandeminë Covid-19 për periudhën janar-mars 2021 nga QKMF-ja Skenderaj, nr.08-180/01-0019841/21, dt.22.04.2021, (Raportoi DSHMS-së z.Ibush Hetemi)
12. Pyetjet e këshilltarëve nën piken të ndryshme.
Pikë shtesë
Propozim Vendim për bartjen e mjeteve financiare nga kategoria Rezerva në kategorinë projekte kapitale.


