Kryetari Jashari nderon dëshmorin Behxhet Shabani

Kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari , se bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të deshmorit, drejtorë komunal e qytetarë, bënë homazhe tek varri i dëshmorit, Behxhet Shabani, në Baks.

Jashari nder të tjera tha se Behxhet Shabani, si pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981, ishte i përndjekur politik nga regjimi shovenist serb dhe për këtë për 17 vite kishte jetuar jashtë atdheut e larg familjes.

“Në luftën tonë çlirimtare ai u kthye për t’i dalë zot vatanit, duke ra heroikisht në Koshare, në vitin 1999”, tha Jashari.

Para familjarëve të dëshmorit, Behxhet Shabani dhe qytetarëve të pranishëm, Jashari vlerësoi lartë kontributin e dëshmorëve në çlirimin e vendit, duke bërë njëkohësisht thirrje që të jemi të bashkuar sepse vetëm kështu sipas tij mund të jetësojmë amanetin e të parëve tonë.

Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë