Sulmohet rëndë një person afër Drenasit, policia jep detaje

Një mosmarrëveshje që kishte ndodhë të hënën në mes të tre të dyshuarve dhe viktimës në Gllobar, afër Drenasit, ka përfunduar me rrahje.
Si pasojë e saj viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-Drenas dhe më pas në QKUK-Prishtinë për shërim të mëtutjeshëm, transmeton DrenicaOnline.
Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar nga policia./DrenicaOnline/