Drenicasi gjën dy granata larg shtëpisë së tij

Është raportuar se një person derisa kishte qenë duke punuar në arë rreth 100 metra larg shtëpisë së tij në Kllodernicë të Skenderajt, kishte hasë në dy granata dore, raporton DrenicaOnline.
Njësiti policor e ka bërë sigurimin e atyre mjeteve, kurse njësitë e deminimit të KFOR-it dhe FSK-së kanë tërheqë dhe marr me vete mjetet shpërthyese./DrenicaOnline/