Federata spanjolle po i bën përpjekjet e fundit, ndeshja me Kosovën mund të luhet në Madrid

Menjëherë pas shortit, nga Qeveria e Spanjës kanë thënë se sportin duhet ndarë me politikën.

Por Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur brenga për atë se a mund të luhet ndeshja në Spanjë.

Këshilli i lartë i sportit ka shprehur vullnetin që ndeshja të luhet në Spanjë, pasi të tri palët e përfshira të përcaktojnë të gjitha detajet në një takim të fundit. Pos Federatës… dhe Këshillit të lartë të sportit, palë është edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga Këshilli i lartë i sportit kanë thënë për gazetën “Marca” se Qeveria kërkon një letër të kushteve që Federata… duhet ta nënshkruajë, ashtu si kishte bërë Federata e Hendbollit e Spanjës, lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës U-21 në Botërorin e mbajtur në vitin 2019 në Spanjë.

“Federata e Futbollit…, po ashtu i është referuar Federatës së Hendbollit…, duke e përdorur atë si shembull pasi e ka organizuar Botërorin e Juniorëve, ku mori pjesë edhe Kosova. Nga Këshilli i lartë i sportit kanë shpjeguar se Federata e Hendbollit e ka nënshkruar këtë listë të “detajeve teknike”, që është dërguar në Federatën Ndërkombëtare… dhe që kontribuon në ruajtjen e frymës sportive dhe pozicionit politik të vendit tonë”, ka shkruar “Marca”.

Në Federatën e Futbollit të Spanjës kanë thënë se konsiderojnë që pozicionimi i Këshillit të lartë sportiv, që është organ qeveritar për sportin, është në kundërshtim me zhvillimin e ndeshjes në Spanjë. Në federatë kanë thënë se po bëjnë marrëveshje me Francën dhe Portugalinë për të organizuar në njërin nga këto dy vende ndeshjen. Por në Këshill… e kanë mohuar këtë, duke thënë se po punojnë që ndeshja të luhet në Spanjë.

Sipas gazetës “Marca”, të gjitha palët kanë gatishmëri që ndeshja të luhet në territorin e Spanjës dhe për këtë nuk pritet të ketë probleme. Por çdo gjë do të vendoset në një takim të fundit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë