IPK jep detaje për zjarrin që shpërtheu në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar dje për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policorë ishin ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve.

Zjarri ishte lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet e tjera relevante kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se ishte shkaktuar nga pakujdesia.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtarë policorë dhe një nga stafi civil i PK-së) lidhur me rastin e njëjtë.

Rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se ata kishin kryer veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë