19 vjeçarja nga Drenica që synon të bëhet deputete

Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare.

Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.

Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e përgëzon për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë