VV mbajti takim në Nekoc, atyre iu bashkua edhe Elmije Plakaj

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!- Drenas mbajti sot takim me përfaqësues të lagjeve në fshatin Nekoc.
Në takim morën pjesë kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Drenas, Shemsi Elezi, kandidati për deputet nga qendra jonë Enver Dugolli, asamblisti Sokol Bylykbashi, kryetari i pikës Astrit Plakaj dhe aktivistë e aktiviste, të cilët zhvilluan një bashkëbisedim rreth mobilizimit për fitoren e Lëvizjes në referendumin e 14 shkurtit.
Sipas njoftimit të VV-së në Drenas, në mbështetje të kësaj fitore është bashkuar edhe veprimtarja dhe veteranja e luftës së UÇK-së Elmije Plakaj.
“Falenderim dhe mirënjohje për banorët e Nekoc-it që po bëhen pjesë e kësaj fitore madhështore”, thuhet në njoftim.