Përkujtohet gjeneral-major Shaban Shala në përvjetorin e vdekjes

Nëntë vite me parë ndërroi jetë Shaban Shala, njëri nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare dhe ish-ushtar i UÇK.

Shaban Shala, ishte njëri nga bartësit e përkushtuar të bashkimit të organizatave ilegale.

Ai ka ruajtur vazhdimësinë e unitetit të Lëvizjes gjithëkombëtare të nisur nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Në fillim të nëntorit të vitit 1985, Shaban Shala, u arrestua nga policia jugosllave së bashku me 56 bashkëveprimtarë të tjerë, nga te gjitha trojet etnike shqiptare të ish Jugosllavisë.

Gjatë luftës së UÇK-së kreu detyra me rëndësi, sidomos në Zonën Operative të Drenicës. Pas luftës ishte epror i lartë i TMK-së dhe kurdoherë veprimtar i denjë i çështjes kombëtare.

Sot, në përvjetorin e vdekjes, te varri i tij kanë bërë homazhe familjarë dhe bashkëveprimtarë të tij, të cilët kanë kujtuar veprën dhe sakrificën e tij dhe familjes Shala për çlirimin e Kosovës.

Shaban Shala është vëllai i heroit Bedri Shala, i cli ra heroikisht së bashkë me Abenë, gjatë luftimeve në Junik, ndërkaq shtëpia e tij vazhdimisht ka qenë strehë e ushtarëve të UCK-së./Scaner

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë