Pamje të reja nga shpërthimi në Ferizaj, momenti tronditës

Mbi 40 persona mbetën të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi, ngjarje kjo që ndodhi sot në një restaurant në Ferizaj.

IndeksOnline, sjellë pamje të reja tronditëse, në momentin e shpërthimit, i cili sipas dëshmitarëve, ishte i ngjashëm me një tërmet.

Pamje këto dramatike, ku shfaqen qytetarët duke ikur, ndërsa i gjithë vendi mbulohet nga tymi.

Veç dëmeve të mëdha materiale, 4 persona janë në gjendje më të rëndë, të cilët sipas kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, janë duke bërë procedurat sa më shpejtë që të jetë e mundur që të dërgohen në Turqi për shërim.

Të gjithë sonte janë me lutje për të lënduarit dhe gjithë qytetin e Ferizajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë