QKMF-Skenderaj, ndanë hapësirë të veçantë për pacientet me Covid-19

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj (QKMF), tani me hapësirë të veçantë, për trajtimin e personave të infektuar me Covid -19.

Kjo ndarje e hapësirës është bërë për arsye të mos rrezikimit të pacientëve tjerë, të cilët marrin shërbime tjera në QKMF.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, tha se mantelbardhët e kësaj qendre po punojnë 24 orë me angazhim maksimal për t’u shërbyer qytetarëve të komunës sonë.

“ Shtimi i kujdesit nga ana jonë për të parandaluar infektimin e mundshëm me këtë virus, është më së i nevojshëm, duke i`u përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, tha Kryetari Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë