Vdes nëna e heroit nga Negroci, Fatos Krasniqi

Sot ka ndërruar jetë Mana Krasniqi, nëna e heroit të Kosovës Fatos Krasniqi,

Jeta e saj krah mësuesit Sherif, ishte përplotë sfida e qëndresë, duke mos iu nënshtruar një regjimi që i përndiqte djemtë e vajzat.

Lajmin e ka dhënë Fehmi Krasniqi, drejtor në SHFMU “Jusuf Gërvalla” në Negroc.

Postimi i tij i plotë:

U ndiem të pikëlluar pas lajmit të hidhur se paska ndërruar jetë nënë Mana;
– bashkëshortja e ish mësuesit tonë të nderuar, luftëtarit të UÇK, veprimtarit e atdhetarit të shquar Sherif Krasniqi,
– nëna e dëshmorit Fatos Krasniqi, nënë që sakrifikoi shumë për lirinë që po e gëzojmë sot.
Negroci me banorët e saj do ta kujtojë gjithmonë atë dhe tërë familjen e saj si familjen më patriotike e atdhetare të Negrocit.
Lutemi që shpirti i saj i dëlirë të gjejë qetësi të përhershme në parajsë!
Pranoni ngushëllime të sinqerta nga Kryesia e fshatit Negroc, nga stafi shkollës dhe nxënësit e të dy fshatrave, Negroc dhe Vuçak!
Me respekt nga Fehmi Krasniqi- drejtor në SHFMU “J.Gërvalla” në Negroc.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë