Të rinjtë nga Drenica nderojnë luftën e UÇK-së

Pak para seancës së radhës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarë të grupit “Auto Drenica O2” u mblodhën në Prekaz për të nderuar luftën e UÇK-së dhe drejtuesve të saj të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Këta të fundit në shenjë solidariteti me udhëheqësit e UÇK-së, që po gjykohen nga Gjykata Speciale, kanë valëvitur flamurin kombëtar rreth qytetit të Skenderajt, teksa shumë nga ta kishin vendosur në veturat e tyre edhe banerë me portretin e ish-kryetarit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Djali i heroit të kombit Halim Brahimi, Patrioti ka thënë se në këtë formë po nderojnë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, ky aktivitet është organizuar si shenjë solidariteti me ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë