Dalin pamjet nga Çikatova e Vjetër ku u gjet 26 vjeçarja e zhdukur

Egzona Ferati, vajza e zhdukur nga Skenderaj që nga 19 tetori, është gjetur sot në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.

Sipas, vullnetarëve që e gjetën, ajo nuk është edhe mirë me shëndet, por kryesuesi i grupit Ridvan Tahiri, teksa foli për gjetjen e saj tha se “ e rëndësishme është që është gjetur e gjallë”.

I njëjti, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që u angazhuan në gjetjen e saj si dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin.

Ndërsa, një lexuesi i Gazetës Express ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet 26 vjeçarja.

Gjetjen e saj kryetari i Skenderajt Bekim Jashari e ka cilësuar lajm të mrekullueshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë