Sapo u raportua/ Aksident trafiku me tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në Rahovec.

Aksidenti është shkaktuar teksa një veturë po tejkalonte.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës në policinë e Gjakovës.

“Një veturë në tejkalim të pakujdesshëm ka goditur veturën që ka qenë në tejkalim, prej aty ka goditur veturën tjetër e cila ka qenë e parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, tha Xhurkaj. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë