Kryetari Lladrovci pret në takim shkrimtarin Riza Greiçevci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka pritur në takim gazetarin, shkrimtarin dhe publicistin e njohur nga Drenasi, Riza Greiçevci.

Me këtë rast shkrimtari i dhuroi kryetarit Lladrovci librin e tij më të fundit, “Hero në luftë, hero në paqe”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari Lladrovci vlerësoi krijimtarinë jetësore të shkrimtarit Greiçevci dhe e përgëzoi për botimin më të ri dhe tematikën e trajtuar, duke i uruar shëndet dhe vazhdim të frytshëm të krijimtarisë letrare.

Riza Greiçevci deri më tani ka botuar mëse 106 vepra të gjinive letrare. Prej tyre 26 kanë motive nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Shkrimtari Greiçevci ka pranuar një numër të madh të mirënjohjeve, shpërblimeve e dekoratave në vlerësim të veprimtarisë së tij atdhetare e artistike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë