Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje për furnizim me pajisje të TI për shkolla

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 10,000.00 euro.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i projektit për furnizimin e shkollave të mesme me pajisje të Teknologjisë Informative.

Me këtë rast, Kryetari Lladrovci ka falëndëruar ministrin Kuqi për përkrahjen që po i bënë Drenasit në realizimin e projekteve.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve të mira dhe cilësore për qytetarët e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë