Aksident trafiku në rrugën Drenas-Komoran, krijohen kolona

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor, vazhdon të jetë shqetësues.

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Zabel të Ulët të Komunës së Drenasit, dy vetura janë përplasur njëra me tjetrën, transmeton Indeksonline.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, derisa ende s’dihet nëse ka të lënduar.

Por, si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në rrugën Drenas – Komoran.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë