Kosova luajti me “zemër” ndaj Greqisë, në fund mori vetëm barazim!

Tashmë ka përfunduar  takimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës,  duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e Challandes u mundua shumë në këtë ndeshje, ku edhe i kishin rastet fantastike për shënim, por asesi nuk e gjetën golin, shkruan IndeksOnline

Rastin e  mirë për shënim në pjesën e dytë për Kombëtaren tonë  e kishte Leart Paqarada, por që goditjen e tij e ndali mbrojtësi grek.

Ndërkaq, rastin më të mirë për gol që Greqia e kishte në këtë takim, ishte ajo penallti e pritur nga Muric në pjesën e parë.

Kështu, ky takim u mbyll pa gola në 0:0.

Kujtojmë se Kosova në 10 ndeshjet e fundit ka, 2 fitore, 7 humbje dhe 1 barazim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë