Feronikeli dështon përsëri, Drita në stilin e kampionit e përmbys rezultatin në Drenas

Feronikeli dështon përsëri, Drita në stilin e kampionit e përmbys rezultatin në Drenas

Ka përfunduar ndeshja, Feronikeli – Drita në Drenas.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” Drita e ka mposhtur me përmbysje skuadrës e Afrim Tovërlanit me rezultat 1 me 2. Fillimisht “Industrialistë” kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Mendurim Hoti, por më pas ata u përmbysen me golat e Kastrio Rexhës dhe Astrit Fazliut, shkruan GazetaBlic.

Ishte një ndeshje e hapur me shumë raste për gola por që futbollistët nuk u treguan të saktë para golit.

Pas kësaj fitorje Drita ka bilanc 100% me dy ndeshje dhe dy fitore, kurse Feronikeli ka dy humbje dy barazime dhe një fitore.

Pas pak deklaratat e të dy trajnerëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë