Tovërlani flet pas takimit me Ballkanin: 20 minuta i kishim të mira, Ballkani e meritoj sot fitoren

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe pse skuadra e Munishit e fituan takimin e sotëm në 3:2 ndaj Feronikelit, skuadra e teknikut Tovorlani nuk u dorëzuan nderi në fund, madje ishin shumë afër që edhe ta barazojnë rezultatin, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe tekniku, Afrim Tovërlani, ku tha se ekipi i tij luajtën mirë vetëm në 20 minutat e fundit pasi ra ritmi i lojës tek skuadra e Ballkanit.

“Unë mendoj se vetëm në 20 minutat e fundit e kemi zhvilluar ndeshjen pak më mirë, gabimi më i madh i pjesës së parë kanë qenë topat e gjatë në drejtim te Grecës, 20 minutat e fundit na dhuruan golat neve. Kështu që fitorja e Ballkanit ishte  merituar, ne do të përgatitemi për ndeshjet e radhës”, tha Toki.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë