S’fitojnë lekët e sheikut, por shpirti i gjermanëve, BAYERN x6 KAMPION i EVROPËS

Bayern Munchen është kampion i Evropës për herë të gjashtë në histori.

Kampionët gjerman në finale të Ligës së Kampionëve kanë mposhtur PSG-n me rezultat minimal 1-0.

 

 

Pjesa e parë kishte përfunduar pa gola edhe pse francezët shumë lehtë mund të ishin në epërsi, por Mbappe nuk arriti të shënoj nga afërsia.

Manuel Neuer ishte në formë optimale dhe ndalte ato raste të yjeve të PSG-së, shkruan Indeksonline.

Bayerni kishte posedimin e topit dhe arriti të gjente golin në minutën e 59-të të ndeshjes.

Golin e fitores dhe të kampionit e shënoi Kingsley Koman pas një krosimi të mençur nga Kimmich që ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes.

Deri në fund kishte edhe disa raste por nuk arritën t’i konkretizojnë skuadrat.

Mbappe pretendoi edhe për një penallti por Orstao vazhdoi lojën.

Ky është titulli i gjashtë në histori të Bayernit derisa PSG nuk arriti të fitoj titullin në finalen e parë të tyre.

Bayerni mbyll një sezon të jashtëzakonshëm duke dalë fitues në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë