Qeveria e Gjibraltarit demanton Prishtinën: Ndeshja u pezullua me vendim të UEFA-së

Qeveria e Gjibraltarit ka dalë me një njoftim në orët e vona të mbrëmjes ku thotë se nuk ishin ata që kanë anuluar ndeshjen në mes të Lincoln Red Imps – FC Prishtina, por zyrtarët e UEFA-së

Tetë raste me COVID-19 në FC Prishtina bën që fituesit e Kupës së Kosovës mos të luajnë ndeshjen në Gjibraltar kundër Lincoln Red Imps.

FC Prishtina në një komunikatë zyrtare në faqen e saj në facebook kishte thënë se ndeshja nuk u zhvillua për shkak se atë e ndaluan autoritet e Gjibraltarit, por kështu nuk thotë kjo qeveri.

Në një komunikatë të kësaj qeveria, që e ka botuar GBC News, thuhet se Qeveria e Gjibraltarit nuk e ka marrë vendimin për anulimin e ndeshjes.

Në këtë deklaratë të lëshuar në mbrëmje thuhet se në rregullin e gjashtë në bazë të rregullave të izolimit ndërkombëtarë për ata që testohen pozitivë me COVID-19. Si dhe ata që kanë pasur kontakte të afërta me ta duhet të izolohet.

“Autoritetet e Gjibraltarit kanë informuar UEFA-në që kjo do të thotë se skuadra mysafire duhet të vetizolohet për këtë arsye, kurse UEFA ka thënë se ndeshje nuk do të zhvillohet.

Qeveria e Gjibraltarit ka shtuar se nuk do të ishte e përgjegjshme që lojtarët e FC Prishtinës të cilët janë testuar negativë e që sot të kenë kontakt me të tjerët, kurse të gjitha problemet tjera janë përgjegjësi e UEFA-së.

FC Prishtina pritet të kthehet në shtëpi pasi që autoritet e Gjibraltarit kanë mbajtur të hapur komunikimet me të gjitha palët gjatë gjithë mbrëmjes.

Skuadra nga kryeqyteti ka paralajmëruar se do të bëj teste në SYNLAB për tetë futbollistët e testuar pozitivë, pasi që një lojtarë që ishte infektuar me Covid dhe ishte shëruar para katër jave ka rezultuar i infektuar dhe pozitivë në testet që janë bërë para ndeshjes në Gjibraltar. /GazetaExpress/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë