Icardi do rikthimin në Itali

Mauro Icardi ka treguar sukses në Francë, por sulmuesi është i përcaktuar që të kthehet në Itali që në verë.

Paris Saint-Germain e ka opsionin për të nënshkruar me argjentinasin marrëveshje të përhershme për 70 milionë kur t’i skadojë periudha e huazimit, shkruan Calciomercato, transmeton Klan Kosova.

Sulmuesi shpreson të rikthehet në Serie A, ku nga ky kampionat të interesuar për të janë Juventus dhe Napoli.

Inter thuhet se ngurron që të negociojë me rivalët për Icardi, por edhe ai vet më shumë e do qëndrimin në Milan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë