Mesazhi i Ronaldos: “Nuk flas si futbollist, por si një djalë, baba, i prekur nga ngjarjet”

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar Instagramin për të dhënë një mesazh pas situatës së papritur që ka kapluar gjithë botën për shkak të koronaviorusit.

Futbollisti i Juventusit, i cili gjendet në Madeira te familja e tij, thotë se është i prekur me gjithë atë që po ndodh nëpër botë.

“Nuk flas si futbollist, e bëj si një djalë, baba dhe qenie njerëzore i prekur nga këto ngjarje”, shkroi ai.

Ronaldo ua rikujtoi të gjithëve se duhet respektuar rregullat ‘mbrojtja e jetës është para çdo gjëje tjetër’.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet e mira për të gjithë ata që kanë humbur dikë, solidarizohem me ata që po luftojnë me këtë virus, si shoku im Rugani, dhe duhet mbështetur e falënderuar mjekët profesionist që rrezikojnë jetën e tyre për t’i shpëtuar të tjerët”.

Deri më tani, disa sportistë kanë rezultuar pozitivë në testet mjekësore, duke u detyruar të futen në karantinë, si ata, ashtu edhe shokët e tyre, madje edhe rivalët.

Timo Hubbers i Hannover ishte futbollisti i parë i konfirmuar me koronavirus, për t’u pasuar me dy lojtarë të tjerë, Daniele Rugani (Juventus) dhe Manolo Gabbiadini (Sampdoria).

Në orët e vona të ditës së enjte, Arsenal konfirmoi se me koronavirus është prekur edhe trajneri i tyre, Mikel Arteta, dhe pas mesnate, me koronavirus u konfirmuar edhe ylli i Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Basketboll – Në Evropë, i pari pozitiv ka dalë Trey Thompkins i Real Madridit, i cili ka shkaktuar tronditje të madhe edhe te pjesa e futbollit, të cilët po ashtu janë në karantinë.

I rrallë ka qenë edhe rasti i basketbollistit të Utah Jazz, Rudy Gobert, që ka sjell pezullimin e NBA.

Çiklizëm – Fernando Gaviria në rrjetet sociale ka njoftuar se ka marrë virusin, dhe se mbetet i izoluar në Abu Dhabi.

Derisa tashmë janë anuluar gjitha ligat, si në futbollin profesionist, edhe në atë amator.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë