Juve po mendon t’ia rrëmbejë Zidanin Realit

Juve po mendon për Zinedine Zidane.

Përveç Pep Guardiolës, në ëndrrat e Andrea Agnellit është edhe një tjetër trajner i madh, francezi Zinedine Zidane, i cili ka fitua tre herë radhazi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por që tani nuk po arrin të përsëritë të njëjtin sukses te spanjollët.

Pozitat e Zidane janë lëkundur javët e fundit, pasi Reali është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe është vetëm një ha larg lamtumirës edhe nga Champions League, ku humbi ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave ndaj Manchester City.

Pikërisht për këtë arsye, Florentino Perez mund të bëjë cmendurinë duke ndarë rrugët me Zidanen në fund të sezonit, sidomos tani pasi ish trajneri i Tottenhamit, Maurizio Pochettino, është i lirë.

Menjëherë është hedhur në sulm Juve, me ‘Zonjën e Vjetër’ që duan ta ribashkojnë Cristiano Ronaldon me Zidanin dhe duket se mund të jetë zgjedhja e para, para Pep Guardiolës, për shkak edhe të historisë pasi Zizu e ka veshur në të kaluarën fanellën e Juves.

E sigurt është se në rast se Reali humb edhe La Ligën, atëherë Zidane vështirë se do të jetë në stolin e Los Blancos sezonin 2020/21.

Ai ka kontratë me Realin deri më 2022.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë