El Clasico – Reali e kaloi Barçën me fitore në La Liga, edhe me gola

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën 2-0 për ta kaluar me fitore në “El Clasico” në kuadër të La Ligës.

‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, për ta rrëmbyer kreun në La Liga me 56 pikë të grumbulluara, një më shumë se Barça.

Vinicius Junior dhe Mariano shënuan për t’ia dhuruar fitoren Los Blancos.

Kjo ishte fitorja e 73 për Realin në histori në një El Clasico në La Liga, duke kaluar Barçën që ka triumfuar 72 herë – ndërsa 35 herë janë ndarë baras në gjithsej 180 takime në kuadër të ligës spanjolle.

Sa i përket statistikave të përgjithshme, në El Clasico në të gjitha garat – Reali barazoi Barçën me fitore, 96 me 96, ndërsa 52 herë janë ndarë baras në gjithsej 244 takime mes vete në histori.

Reali e kaloi edhe me gola Barcelonën, duke u bërë klubi me më së shumti finalizime në histori të La Ligës, 6152 gola, Barça prapa me 6151 gola.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë