Zyrtare: Hardërgjonaj huazohet në Turqi

Mbrojtësi anësor kosovar i Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj, i është bashkuar klubit të Superligës turke, Kasimpasa, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Florent Hadërgjonaj do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 duke luajtur në Superligën turke për klubin Kasimpasa, ku u zyrtarizua sot,.

Loading...
Loading...

Kosovari 25-vjeçari fillimisht i ishte bashkuar Huddersfieldit në formë huazimi nga Ingolstadt në gusht të vitit 2017, para se të kalonte aty në mënyrë permanente në vitin 2017.

Ai i ka bërë 73 paraqitje për Huddersfieldit gjatë kësaj kohe, mirëpo nuk ka luajtur si titullar për klubin e nivelit të dytë të futbollit në Angli që nga 26 dhjetori, pasi e humbi vendin në skuadrën e trajneri Danny Coëley shkaku i Juninho Bacunas dhe Danny Simpsonit.

Mediat britanike kishin raportuar se një numër i klubeve ishin interesuar për transferimin e 25-vjeçarit, mirëpo klubi turk kishte qenë më i shpejtë në negociata dhe e siguroi huazimin e Hdërgjonajt.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër pritet të luajë së paku deri në verë në Superligën turke. 25 vjeçari synon të luajë në vazhdimësi në Turqi, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës, për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, Kasimpasa radhitet në pozitën e 16-të në Superligën turke dhe drejtuesit e klubit e shohin Hadërgjonajn si shtesë të rëndësishme në skuadër për ta arritur mbijetesën në ligën elitare të futbollit në Turqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë