Lapidar Lladrovci: Ndjenjë më të mirë se ta përfaqësosh vendin tënd për një sportist nuk ka

Ylli i Feronikelit, Lapidar Lladrovci luajti me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Suedisë e për këtë ndeshje foli për indeksOnline edhe futbollisti.

Ai tregoi se ishte një ndjenjë mjaftë e mirë dhe një ëndërr e cila për të u bë realitet.

“Ndjenjë më të mirë se ta përfaqësosh vendin tënd për një sportist nuk ka, për mua është një ëndërr e bërë realitet“.

Po ashtu Lladrovci tregoi për vështirësit që kishte në këtë ndeshje pasi që ajo ishte zhvilluar në një kohë kur nuk kishin stërvitje.

“Ndeshja ishte e vështirë pasi që erdhi në një moment kur nuk kishim stërvitje dhe lojë me ekipin në këmbët tona, dhe vetëm sa kemi stërvitur individualisht gjatë pauzës dimërore, gjithashtu nuk e njifnim mirë njëri tjetrin në ekip, pasi që për shumicën e lojtarëve të Superligës ishte hera e parë që ishim grumbulluar. Po ta njifnim më mirë njëri tjetrin besoj edhe golin do ta kishim evituar, pasi që ishim taktikisht të ç’ekuilibruar në atë rast“.

Por edhe pse nga kjo ndeshje nuk arritën të dalin me rezultat pozitiv Lladrovci tregoi se ishte një përvojë shumë e bukur, shkruan IndeksOnline.

“Duke i marrë parasysh rrethanat, në përgjithësi, ishte një përvojë shumë e bukur për ne, ku patëm mundësi shumë të mirë të shpalosim aftësitë tona“.

Përveq tjerash Lapidari tha se mendon që futbollistët e Superligës kanë talent dhe aftësi shumë të mira.

“Personalisht mendoj që lojtarët e Superligës kanë talent dhe aftësi shumë të mira teknike, mirëpo çalojnë në aspektin taktik dhe në ritëm të lojës, në krahasim me lojtarët që luajnë në kampionatet prestigjioze, ku ritmi është më i lartë dhe luhet më shpejtë. Në kombëtare mund të ketë ftesa në të ardhmen edhe për lojtarët nga Superliga, mirëpo, pa kaluar në ndonjë kampionat më të fortë, është e vështirë që t’u jepet përgjigjesi lojtarëve të futbollit vendor“.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë