Zidane e publikon listën për El Clasico, mungojnë lojtarë të mëdhenj

Zinedine Zidane e ka publikuar listën me 19 lojtarët e ftuar për takimin e Real Madridit kundër Barcelonës të mërkurën në La Liga, me disa mungesa të theksuara.

Zidane përballet me kokëçarje shkaku i mungesave të mëdha për takimin e El Clasicos, i cili do të jetë vendimtar se kush do të jetë lider, duke qenë se Reali dhe Barça e ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta pas 16 javëve, raporton Gazeta Express.

Ashtu siç pritej, nuk ka pasur rikuperime magjike për yjet si Marcelo, Eden Hazard, Lucas Vazquez apo James Rodriguez, të cilët edhe zyrtarisht do të mungojnë të mërkurën mbrëma në Camp Nou.

Ndërkohë, Alvaro Odriozola, Brahim dhe Mariano Diaz nuk janë ftuar fare.

Ferland Mendy është rikther në skuadër pasi e kreu dënimin me një ndeshje mos lojë kundër Valencias të dielën.

Lista prej 19 lojtarëve e Real Madridit për ndeshje kundër Barcelonës:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Ferland Mendy.

Mesfushë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco.

Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Luka Jovic, Vinicius Jr, Rodrygo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë