Dy lojë brenda 24 orëve: Kështu do të rreshtohet Liverpooli me dy ekipe të ndryshme

Liverpooli do t’i zhvillojë dy ndeshje në dy garat të ndryshme dhe në kontinente të ndryshme brenda 24 orëve, prandaj trajnerit Jurgen Klopp do t’i duhet t’i bëjë dy formacione të ndryshme për çerekfinalen në Carabao Cup dhe për gjysmëfinalen në Kupën e Botës për Klube.

Të kuqtë përballen me Aston Villan në çerekfinale të Carabao Cup sonte, e pastaj do të ndeshen me Monterrey mbrëmjen e nesërme në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube në Doha, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, kampioni evropian duhet t’i ndajë lojtarët dhe trajnerët në mënyrë që të jetë në gjendje të luajë në të dy garat.

Raportohet se trajneri i ekipit U23 të Liverpoolit, Neil Critchley, do të jetë trajner i klubit për ndeshjen e së martës në Villa Park.

Ndërkohë, Jurgen Klopp, do ta marrë ekipin më të fortë në Katar, ku Liverpooli e synon trofeun e Kupës së Botës për Klube për herë të parë në histori.

Pra, cilët lojtarë do të luajnë në këto dy ndeshje 6.400 kilometra larg njëra-tjetrës?

Çerekfinalja në Carabao Cup kundër Aston Villa, e marte 17 dhjetor, ora 20:45.

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube kundër Monterrey, e mërkure 18 dhjetor, në orën 18:30.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë