Sherifi: Në fund nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë

Sekretari i përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate Bilall Sherifi ka reaguar pas vendimit të Supremes për të hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, pas së cilës Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.

“Situata që kemi kaluar kohëve të fundit, sidomos gjatë përpjekjeve që me ndihmën e 3104 votave të ardhura në mënyrë ilegale nga Serbia t’i eliminojnë nga përfaqësimi më shumë se 42 mijë qytetarë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ishte tejet e vështirë”, shkruan Sherifi në Facebook.

“Ajo që më së shumti më ka rënduar në periudhën që kemi kaluar sintetizohet në mënyrë brilante në thënien e famshme të Martin Luther-King: “Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë”. Sidoqoftë, nuk harrojmë as ata që në këto momente të rënda na qëndruan afër dhe kishin besim që ligjshmëria do të ngadhënjejë në Kosovë!”, thekson Sherifi.

Nisma Socialdemokrate ishte ankuar në PZAP për të larguar nga rezultati i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia në rrugë joligjore. PZAP kishte miratuar ankesën e kësaj partie, por ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila u ankua në Supreme, pas së cilës kjo e fundit e refuzoi përfundimisht ankesën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë