Digjet BMW X6 në Skenderaj

Një veturë BMW X6 është kapluar nga zjarri mbrëmë në Skenderaj, shkruan Gazeta Metro.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar ka publikuar një video ku shihet një veturë BMW X6 duke u djegur.

Nuk dihen arsyet se çfarë e ka bërë që kjo veturë super luksoze të kaplohet nga zjarri. Vetëm është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në komunën e Skenderajt.

Metro ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin, rreth kësaj ngjarje, mirëpo ai ka thënë se Policia nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë.

BMW X6 është njëra ndër veturat më luksoze dhe më të dashura për shoferët, pasi përveç pamjes, luksit ajo ka edhe shpejtësinë. Çmimi i saj është mbi mesataren e veturave dhe dëmi që ka shkaktuar ky zjarr në këtë veturë, është mjaft i konsideruar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë