16 ton mbeturina më pak në deponi, pilot projekti për riciklim po vazhdon suksesshëm

Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ dhe në bashkë-implementim me organizatën joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) në mënyrë të suksesshme janë duke realizuar pilot projektin për riciklimin e mbeturinave.

Duke iu referuar raporteve nga terreni, për periudhën 3 mujore të këtij viti, rreth 16 ton mbeturina, kryesisht plastikë, nuk janë dërguar në deponi, por janë klasifikuar sipas llojit në qendrën e stacion transferit, për tu përpunuar me tutje për tregun e riciklimit.

Zyrtarë të sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Drenasit janë shprehur se projekti i ndarjes në burim për riciklim është pritur mirë nga qytetarët në zonat ku është duke u pilotuar.

Komuna e Drenasit është e fokusuar që bashkërisht më kompaninë “Pastrimi” dhe donatorë të huaj të ngrisë kapacitetet e stacion transferit, që do të reduktoj dukshëm sasinë e mbeturinave që shkojnë në deponi.

Komuna e Drenasit, përkatësisht DSHPE, tashmë ka zgjeruar zonat për nisjen e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme nga dy në pesë (5) zona: lagja Çikatovë e Re, lagja Feronikel, një pjesë e zonës së qendrës në Drenas (nën hekurudhë), Poklek i Ri dhe një pjesë e zonës së Komoranit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë